“Nëse martohet humb pasurinë”/ Nuk ndalet Princ Leka, kushtëzon sërish Elian edhe pas divorcit

by editor

Divorci mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë tashmë është zyrtarizuar, pasi gjykata ka vendosur zgjidhjen e martesës së tyre.

Advertisements

Sipas gjykatës, zgjidhja e martesës është dakordësuar nga të dy, por gjithsesi do të duhen 15 ditë që ky vendim të marrë formë të prerë.

Advertisements

Në vendim thuhet se Elia Zaharia është pronare e një apartamenti 257 m2 në qendër të Tiranës, pas ish-Hotel Dajtit, një dyqani 134 m2 në katin – 1 të këtij pallati si dhe dy parkime 47 m2. Vetëm këto të fundit kapin vlerën e 100 mijë euro. Apartamentet 3-6 mijë euro/m2, ndërsa dyqani 7-10 mijë euro/m2.

“Kur Geraldina të bëhet madhore nëna i humbet të drejtat në rast të krijimit të një marrëdhënieje të re martesore ose bashkëjetese”- thuhet në vendim.

Pra, Elia Zaharia duhet të mos ketë shokë, të bashkëjetojë apo martohet me njeri, pasi Geraldina të mbushë 18 vjeç. Ky është kushti i Leka Zogut.

Ndërkohë, Princi po jeton romancën me partneren e re, fotografen Blerta Celibashi.

You may also like