Erjola dhe Romeo fshehin një flirt? Postimi në Instagramin e moderatores i hedh benzinë zjarrit

by editor

Gjatë ‘prime-it’ të së martës në “Big Brother VIP 3”, një deklaratë bombë e lëshuar nga Graciano se mes Romeos dhe Erjolës ka një pëlqim tronditi mbarë opnionin publik si dhe raportin e Romeos me Heidin. Ai madje ka zbuluar se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar Erjolës në rrjetet sociale, por kjo e fundit nuk i ka kthyer përgjigje duke ia lënë ‘seen’.

Erjola ka qenë e vendosur të hedhë poshtë çdo deklaratë të Gracianos, madje ajo tentoi të largohej përfundimisht edhe nga shtëpia për shkak të situatës së ngarkuar. Ndërkohë që një pjesë e mirë e publikut ka përkrahur Erjolën në këtë situatë, ka patur dhe shumë të tjerë që besojnë se mes dy banorëve ka një kimi.

Pavarësisht se brenda shtëpisë Erjola preferon të qëndrojë sa më larg kësaj situate, jashtë shtëpisë, pikërisht në rrjetet e saj sociale, gjërat duken ndryshe. Personi që menaxhoni Instagramin e saj, ka bërë një postim, ku në sfond ka vendosur bashkëpunimin e Romeo Veshajt dhe Ledri Vulës, “E keni dit”.
Shumë komentues kanë shkruar se vendosja e kësaj kënge në sfond është tendencioze dhe e turpshme. Disa përdorues të rrjeteve sociale aludojnë se është gazetari i njohur, njëkohësisht edhe miku i Erjolës, Ronaldo Sharka, ai që menaxhon Instagramin e saj tani që ajo gjendet brenda shtëpisë dhe që ka dashur ‘t’i hedhë benzinë zjarrit’.

https://www.instagram.com/reel/C6rbyvvtmGG/?igsh=anQ5MzRkNjNkM3Bt

You may also like