Ngjarje e rëndë në Berat/ Gruaja bie nga pallati, zbardhen dyshimet e para

by editor

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Berat, ku një grua i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga pallati.

Advertisements

Policia njofton se dyshohet se shtetasja F. M. 67 vjeç, në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte. 67-vjeçarja ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Advertisements

“Gjatë natës, në Spitalin Rajonal Berat, është dërguar pa shenja jete, shtetasja F. M., 67 vjeçe, banuese në Kuçovë.

Në bazë të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe të informacioneve të marra, dyshohet se shtetasja F. M., në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Materialet procedurale për rastin i kaluan për vlerësim, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat”, njofton policia.

You may also like