“Nuk e kam bërë”/ U akuza se ngacmoi s**sualisht 11-vjeçaren, zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit! Ja vendimi që u mor sot

by editor

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 68-vjeçarin Iqmet Skënderi, i cili akuzohet se ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur. Por, 68-vjeçari e ka mohuar para togave të zeza duke u shprehur se “Nuk e kam bërë, nuk e kam ngacmuar”. Arrestim të paligjshëm e ka cilësuar edhe avokati i tij, i cili ka kërkoi lirimin e menjëhershëm të 68 vjeçarit. Por togat e zeza vendosën ta linin pas hekurave.

Advertisements

Kujtojmë se nga dëshmia që vajza e mitur ka dhënë në komisariatin e Malqit në prani të nënës së saj, Iqmet Skënderi e ka ngacmuar 11 vjeçaren në dyqanin e tij në fshatin Strelcë të bashkisë Maliq. Nëna e vajzës Marsela Zito për mediat një ditë më pas deklaroi se vajza e saj “është ngacmuar nga 68-vjeçari me fjalë të pista”.

Advertisements

Ndërkihë që akuzat i ka hedhur posht Myfit Skënderi, vëllai i autorit i cili ka thënë për mediat se akuzat e familjarëve të 11 vjeçares janë të pabaza ndërsa historia e kësaj ngjarje shkon edhe më tej nga deklarata e banorëve kur thonë se çdo gjë është e stisur pasi familja e vajzës ka borxhe në dyqanin e 68 vjeçarit.

You may also like