“Nuk konsumon ushqimin e burgut”, Gjokutaj zbulon ‘dënglat’ e ish-presidentit: Meta me ilaçe, gjella i shkon nga jashtë

by editor

Avokati i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Genc Gjokutaj, në një lidhje me Skype në një program televiziv u pyet nëse Meta po konsumon ushqim burgu apo të sjellë nga jashtë.

Advertisements

Gjokutaj theksoi se Meta është me ilaçe, pasi ka probleme shëndetësore.

Advertisements

“Ushqimin e burgut nuk e konsumon. Ka shumë të burgosur të tjerë që nuk hanë ushqimin e burgut, por ushqimi sillet nga të afërm kryesisht.

Meta pi dhe ilaçe. Nuk mund të hajë çdo lloj ushqimi, se ndjek terapi, në lidhje me probleme të shëndetit që ka. Gjella i shkon nga jashtë, nuk ka rëndësi se kush ia dërgon”, tha Gjokutaj.

Advertisements

You may also like