“Nuk më ka marrë asnjë familjar në telefon”/ Roland Xhaxho: Përse e çuan tek ‘Nënë Tereza’ 3-vjeçarin?

by editor

Ka folur sot ekskluzivisht mjeku Roland Xhaxho për vdekjen e 3-vjeçarit, pas një ndërhyrje dentare në klinikën e tij private.

Advertisements

Ai theksoi se vdekja e 3-vjeçarit nuk lidhet me narkozën por dyshohet me nivelin e glukozës të cilën e kishte zero.

Advertisements

Xhaxho: Nuk më ka marrë asnjë familjar në telefon, ma ka bërë të ditur gjyshi, këtë i thash gjyshit, përse e çuat tek Nënë Tereza dhe nuk e çuat këtu, të gjithë më njohin, telefoni im është gjithmonë i hapur, i thashë që do të lidhem me kolegët e mi në QSUT, më thanë lidhu, jam informuar për gjendjen e fëmijës, kam shkuar në informacionin e pediatrisë, u drejtova në mëngjes, ku kam qëndruar në çdo moment duke asistuar kolegët e mi për t’i shpëtuar jetën, u përmirësua gjatë 24 orëve fundit.

Nuk ka të bëjë fare me narkozën, Sipas analizave, niveli i glukozës ishte 0, kur digjen yndyrnat lënë gjurmët në gjak, për mua besoj se do të jetë një sindromë metabolike nga mungesa e ndonjë enzime, të shikojmë se si do të dalin ekzaminimet.

You may also like