Përfundon te trauma mësuesja e gjimnazit të Lezhës Majlinda Palushi.
Advertisements
Pas trajtimit në Spitalin Rajonal të Lezhës, personeli mjekësor ka vendosur që ta dërgojë mësuesen në Tiranë.
Advertisements
Mësuesja ka marrë fraktura të shumta si pasojë e sulmit dhe është kërkuar që ajo të marrë trajtim të specializuar.
Ajo u godit gjatë orës së mësimit nga një nxënësi i moshës 16-vjeçare, i cili është arrestuar nga policia.
Shkak i dhunës mësohet se ka qenë një frazë e mësueses që ka irrituar nxënësin.
Adoleshenti u ndalua në pranin e psikologut, prindërve të tij dhe avokatëve.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.