Ofendoi kreun e Gjykatës së Lartë dhe urinoi tek dera e institucionit, vihet në pranga 41-vjeçari në Tiranë

by editor

Ndaj një 41-vjeçari është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi akuzohet për kryerjen e veprave penale “kanosja për shkak të detyrës” dhe “prishje e qetësisë publike”.

Advertisements

41-vjeçari, mesditën e 24 shkurtit të këtij viti, është paraqitur para Gjykatës së Lartë i shoqëruar nga dikush tjetër dhe ka protestuar kundër kryetarit dhe zëvendëskryetarit të gjykatës.

Advertisements

“Gjatë protestës ai ka marrë megafonin dhe ka filluar të ofendojë e fyejë Kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi dhe z.v kryetarin e gjykatës Ilir Panda”, thuhet në dosje referuar dëshmisë së specialistit të rendit pranë Gjykatës së Lartë.

Një ditë më pas, i njëjti person ka mbërritur pranë rrethimit të gjykatës dhe sërish ka sharë dhe ofenduar gjyqtarët. Më pas ai ka bërë filmime me celular dhe ka kryer veprime të turpshme, duke urinuar para derës së gjykatës. Videon e këtij veprimi e ka shpërndarë në rrjetin social tik tok me emrin “Shqipëria Europiane”. 41-vjecari ka shpjeguar se “Sokol Sadushi nuk iu përgjigjet telefonatave të tij, ndërsa u detyrua të urinonte para gjykatës se kishte pirë shumë birra”.

Me 24 shkurt 2024, ndaj të njëjtit person ka paraqitur kallëzim një gjyqtar i Gjykatës Administrative në Lushnje, i cili ka referuar se në numrin personal ka marrë një mesazh kërcënues nga shtetasi H.XH, të cilin e ka palë në një proces. Gjyqtari ka deklaruar se personi në fjalë kryente veprime të turpshme duke urinuar para gjykatës. Nga hetimet ka rezultuar se këtë veprim ai e ka kryer disa herë.

Ky person ju shkruante në aplikacionin “Whats app”, ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja si dhe kreut të SPAK Altin Dumani, të cilët i bënte pjesë të grupeve të chatit me persona të tjerë dhe iu bënte screen bisedave, të cilat më i publikonte në rrjetin social “Tik Tok”.

You may also like