Operacioni kundër lojërave të fatit, gazetarja: Janë goditur ‘peshqit e vegjël’, aktiviteti vazhdon nga Jugu në Veri

by editor

Gazetarja Anduena Llabani, për operacionin kundër lojërave të fatit thotë se janë raste sporadike dhe janë goditur “peshqit e vegjël”.

Advertisements

E ftuar në një studio televizive, ajo deklaroi se harta ku vijon aktualisht aktiviteti kryesisht ka qenë Fieri, Lushnja, Shkodra, Vlora, Elbasani, madje në Elbasan.

Advertisements

Llabani tha se para një viti në Cërrik u gjetën dhe pajisjet me të cilat luanin, jo vetëm online por dhe me xhetona gjë që tregon se vazhdonte aktiviteti dhe me materiale, edhe pse ligji kishte kohë që i ndalonte këto lojëra fati.

“Pa lejen e policisë askush nuk e vazhdon aktivitetin, diku ata paguajnë që vijojnë. Mos vënia në zbatim e ligjit për lojërat e fatit, kam përshtypjen se ka si synim vazhdimin e këtij aktivitetit.

Advertisements

Nuk e shoh pa vend zëvendësimin e drejtuesve të lartë të komisariateve në rrethe, ka filluar që këtu pastrimi, se me largimin e shefave të komisariateve, duket se do të kemi pastrim, pasi aktiviteti vazhdon nga Jugu në Veri.

Me ndryshimin e drejtuesve të policisë mendoj se do kemi pastrim të aktivitetit të lojërave të fatit, i cili është kthyer në burim të parave.

Sektori i pastrimit të parave është pothuajse inekzistent. Kur kemi kërkuar informacione, kemi marrë si përgjigje se janë informacione sekrete dhe nuk mund të nxirren.

Në momentin që lojërat e fatit janë një nga aktivitetet që xhirojnë miliarda para.

Këtë gjë e kanë kontrolluar shefat e komisariateve, drejtoria e policisë në qarqe dhe drejtoria e Krimit Ekonomik.”

You may also like