Përd*unoi tre gra në shtëpinë e tij, aktori amerikan dënohet me 30 vjet burg

by editor

Aktori amerikan, Danny Masterson u dënua këtë të enjte me 30 vjet burg për përdhunimin e dy grave.

Advertisements

47-vjeçari luajti në “That ’70s Show”, një serial komedi televiziv ku merrnin pjesë dhe Ashton Kutcher me Mila Kunis, film i cili ishte në transmetim në kohën kur ai kreu krimet e tij.

Advertisements

Masterson u shpall fajtor në maj në një rigjykim pasi juria e parë nuk ishte në gjendje të merrte një vendim në vitin 2022. Aktori u dënua pasi tre gra dëshmuan se ai i kishte sulmuar seksualisht në shtëpinë e tij në Hollywood gjatë viteve 2001-2003, gjatë kulmit të famës së tij televizive.

Advertisements

Akuzat erdhën pas një hetimi tre-vjeçar nga Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit. Prokurorët nuk ngritën akuza në dy raste të tjera për shkak të provave të pamjaftueshme.

Gjatë gjithë gjyqit, prokurorët argumentuan se Kisha e “Scientology” kishte ndihmuar në fshehjen e tyre, një pretendim që organizata e ka mohuar kategorikisht.

Disa nga gratë thanë se iu deshën vite për t’u paraqitur, sepse zyrtarët e kësaj kishe, i dekurajuan ato të raportonin përdhunimin në polici.

You may also like