Përfshihen në aksident dy automjete në Kamëz, humb jetën një 46-vjeçare

by editor

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz, ku drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përplasur dy këmbësore.

Advertisements

Blutë raportojnë se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza”, ku automjeti pasi humbi kontrollin është përplasur me një automjet tjetër dhe më pas ka përplasur këmbësoret.

Sipas policisë, si pasojë e aksidentin njëra prej këmbësoreve 46 vjeçe ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra, ndërsa shtetasja tjetër 20 vjeçe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Advertisements

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.06.2024, në rrugën “Nënë Tereza”, shtetasi B. K., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe më pas me shtetaset F. M., 46 vjeçe, dhe Xh. M., 20 vjeçe (këmbësore).

Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

You may also like