Një 20-vjeçar është plagosur nga një plumb qorr në oborrin e banesës së tij në Tiranë.
Advertisements
Plumbi ka rënë nga lart, pasi dikush dyshohet se ka qëlluar në ajër.
Advertisements
Sakaq, 16 persona të tjerë janë paraqitur për mjekim në spital nga lëndime të shkaktuara nga fishekzjarret.
“Gjatë festimeve të natës së ndërrimeve së viteve, janë paraqitur në spital për mjekim dyshohet të dëmtuar nga lëndët piroteknike 16 shtetas, ndërsa shtetasi K.R, 20 vjeç, është dëmtuar lehtë në këmbë në oborrin e banesës, në rrugën “Selaudin Zorba” dyshohet nga rënia e lirë e një plumbi.
Të lënduarit nga lëndët piroteknike pas marrjes së mjekimit janë larguar për në banesë”, njofton policia.