Një 15-vjeçar shqiptar nga komuniteti rom, është plagosur rëndë me armë zjarri në Aspropyrgo të Greqisë.
Advertisements
I riu është gjetur në rrugë nga një drejtues automjeti, i cili e ka transportuar menjëherë në spitalin e Thriasios. Sipas raportimeve, gjendja e tij shëndetësore është kritike.
Advertisements
Policia greke dyshon se autori e ka qëlluar 15-vjeçarin brenda një banese në zonën Nea Zoi dhe më pas e ka hedhur në rrugë për të fshehur ngjarjen. Hetimet për identifikimin e autorit vazhdojnë.
Ngjarja e rëndë vjen në një periudhë kur autoritetet greke po përballen me sfida të mëdha për shkak të rritjes së veprimtarive kriminale të grupeve të organizuara nga Shqipëria, veçanërisht në trafikun e drogës.
Në muajt e fundit, përplasjet mes këtyre grupeve kanë rezultuar në viktima të pafajshme, përfshirë një 5-vjeçar të vrarë dhe plagosjen e dy grave.
Për një prej këtyre rasteve janë shpallur në kërkim disa shqiptarë me origjinë nga Fieri.
Autoritetet greke vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe për të vendosur përgjegjësit përpara drejtësisë.