Plas sherri në Spitalin e Dibrës, drejtoresha dhunon shefin e Financave, ndërhyn policia

Drejtoresha e Spitalit Rajonal të Dibrës, shtetasja I.Sh., është vënë nën hetim pasi ka goditur me një send të fortë në fytyrë shefin e Financave të spitalit, Sh.U. Ngjarja ndodhi pas një konflikti verbal mes dy palëve në ambientet e spitalit.

Advertisements

Sipas njoftimit të policisë, Sh.U., 37 vjeç, ka paraqitur kallëzim në komisariatin e Dibrës, ku ka deklaruar se u godit nga drejtoresha e spitalit pas një mosmarrëveshje.

Advertisements

Pas hetimeve të para, policia ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal ndaj I.Sh. për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Çështja është dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Dibrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

DVP Dibër/ Me datë 11.02.2025, rreth orës 12.00, në Komisariatin e Policisë Dibër është paraqitur shtetasi Sh.U., 37 vjeç, banues në Peshkopi, (me detyrë Përgjegjës finance në Spitalin Rajonal Dibër) dhe ka kallzuar se në ambientet e spitalit pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë nga shtetasja I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, (me detyrë Drejtoreshë e Spitalit Rajonal Dibër).

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen I.Sh., e dyshuar se ka kryer veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.