Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kërcënimet dhe fyerjet e Erion Veliajt ndaj prokurorit që po e heton, Ols Dado.
Advertisements
Lala tha se kjo është strategji e Veliajt, që prokurori pas kërcënimit ta padisë dhe më pas do të detyrohet të heqë dorë nga hetimi i Veliajt, por shtoi se Ols Dado deri tani nuk është lëkundur ndaj presionit.
Advertisements
Lala foli gjithashtu edhe për një audio që po qarkullon në media pranë Veliajt, ku pretendohet se prokurori e ka quajtur kryebashkiakun “ndyrësirë”, fakt që u mohua kategorikisht nga SPAK dhe gjykata. Gazetarja tha se ndaj Veliajt mund të ngrihet edhe akuzë për falsifikim.
“Gjuha e Veliajt është e papranueshme, por është strategjike. Kanosja ndaj prokurorit është vepër penale, që ndiqet me ankimin e prokurorit. Nëse Ols Dado i drejtohet institucioneve, duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet nga çështja. Veliaj po ndjek këtë strategji për të detyruar prokurorin që të largohet. Deri tani Ols Dado i ka qëndruar presioneve. Gjuha është sigurisht e papranueshme.
Veliaj ka pretenduar sot, ka nxjerrë një transkript ku pretendohet se gjatë senacës së masës së sigurisë, prokurori i ka thënë “ndyrësirë”. Veliaj pretendon se e ka zbardhur nga audio këtë. Prokuroria dhe gjykata e mohuan këtë fakt, në asnjë moment gjatë dëgjimit të audios, nuk rezulton që prokurori ta ketë përdorur këtë shprehje. Ka një version audio të paqartë, por prokuroria e posaçme dhe gjykata, po shohin mundësinë e ngritjes së një akuze të re, për falsifikimin. Audio do ti nënshtrohet akt ekspertimi nën dyshimet për ndërhyrje të mundshme. Audio orgijinale e ka gjykata e posacme. Nëse ka manipuluar mund të ketë akuzë të re ndaj zotit Vrliaj.
Sistemi është lehtësisht i verifikueshëm nëse ka ndërhyrje, kjo është strategjia e prokurorëve”, tha Lala.