Prej gati 2 vitesh larg muzikës, çfarë ndodhi me Flori Mumajesin? Vjen lajmi i shumëpritur, gati të rikthehet në skenë

Ai i mungon prej kohësh muzikës shqiptare e skenës, por emri i tij mjafton për të trazuar ujërat në çdo lajm, me shpresën se në njërin prej tyre konfirmohet rikthimi i tij. Po flasim për Flor Mumajesin, të cilin e kërkojnë ngado dhe çdo person afër tij nuk i shpëton pyetjes: “Ku është?” Këtë herë, ‘gracka’ ishte për Klajdi Harunin.

Advertisements

I ftuar në “Mirëmbrëma yje”, ai zbuloi se është në një pushim artistik, por këngët e bukura po vijnë.

Advertisements

“Nga bëhet Flori pyesin të gjithë, o Klajdi? Të pyesin ty, më pyesin edhe mua, unë për vete e di që është duke punuar dhe duke bërë gjëra të bukura, por ti na thuaj ndonjë informacion pak më tepër se ti e takon pak më shpesh. Kur do të dalë kënga, kur do të dalë albumi se këto nuk m’i thotë mua”- pyeti Arbana.

“Flori është në një pushim artistik momentalisht, po punon. Është në studio domethënë”,-u shpreh Klajdi, duke vijuar më tej se disa këngë të reja tanimë i ka bërë.

Kujtojmë se prej gati 2 vitesh, artisti i mungon skenës, ku shpesh është aluduar se ai po kalon një moment të vështirë në jetën e tij, ndaj edhe është tërhequr nga muzika. Miqtë dhe bashkëpunëtorët janë treguar të rezervuar për të dhënë detaje nga kjo mungesë, apo nga problemet që kantautori është duke kaluar. Shumë njerëz kërkojnë nga ai një rikthim, një album apo edhe koncert.

Miqësi të humbura, disa vite i tërhequr nga tregu muzikor dhe prej muajsh asnjë shenjë nga rrjetet sociale. Megjithatë, është vënë re një lëvizje e fundit që artisti ka bërë në “Instagramin” e tij pak muaj më parë. Ai ka ndryshuar foton e profilit me një mesazh për fansat e tij. Fotoja e re përbën një sfond të bardhë, me një pjesë të kuqe ku në qendër shkruhet “Pak Flor”. Nuk dihet nëse ky është titulli i albumit më të ri, apo paralajmërim për diçka më të madhe.

Njerëzit e afërt të Florit, bëjnë me dije se Flori prej kohësh ka menduar për një koncert të tijin dhe ndoshta sezoni i ri do ta rikthejë atë për herë të parë në një recital. Pak muaj më parë këngëtarja e njohur Fifi ka deklaruar se prej një viti nuk ka asnjë komunikim me Flori Mumajesin. Më pas, ajo tregoi sesi po shkon miqësia e tyre, ndërsa është shprehur se e ka lënë të qetë, ndërsa shprehet se pret që ai t’i shkruajë vetë.

“Unë e kam ekzagjeruar pak se nuk kam 1 vit që nuk kam folur me të, por kam nga 6-7 muaj, e kam lënë të qetë, po pres të më shkruajë vetë se e di që do të më shkruajë vetë kur të jetë momenti”, tha Fifi. Artisja më parë tha se prej një viti nuk ka asnjë komunikim me Flori Mumajesin, të cilin e konsideron si mentor të saj, si edhe një person që e ka ndihmuar shumë në karrierën muzikore. Ajo u shpreh se i ka dërguar mesazh kantautorit, por ky i fundit nuk i ka kthyer përgjigje.

“Nga ana artistike ishte një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë mënjanë pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po nxjerr më këngë, sepse po i mungon shumë industrisë muzikës. Nëse ai njeri kthehet përsëri në skenë, ne të tjerët duhet të biem në gjunjë dhe të qajmë, sepse ka këngë fantastike. Kam 1 vit që nuk kam folur me të dhe nuk e di pse nuk kam folur me të. Kam një vit që i kam shkruar dhe nuk më ka kthyer përgjigje, dikush do i ketë thënë diçka për ndonjë gjë, i ka ngelur hatri sepse kështu ndodh”, tha Fifi. Që prej asaj kohë Flori nuk është parë më dhe nëpër intervista për të treguar se çfarë është duke bërë me jetën e tij. Për artistin, në një intervistë të zhvilluar përgjatë verës këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ka përmendur emrin e këngëtarit.

E pyetur se me cilin prej këngëtarëve ajo do të dëshironte të bënte një duet, Eneda është shprehur: “Diçka konkrete nuk ka, por me shumë kënaqësi do të kisha bërë një duet me Flori Mumajesin. ”Pas kësaj përgjigjeje moderatorja Eni Shehu e pyet: “Nga bëhet Flori?, këngëtarja tha: “Mirë është”. Kujtojmë që daljen e tij tëe fundit në skenë Flori e bëri kur performoi në sheshin ‘Skënderbej’ bashkë me Brunon dhe Klajdi Harunin, për të festuar dy ngjarje, 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe hapjen e negociatave me BE-në në korrik të 2022. Flori dukej në super formë dhe i super karikuar. Ai ishte në gjendje të mirë dhe dhuroi shumë atmosferë me performancën e tij