I dyshuari në arrest me burg, Erdgys Arrazi ka dërguar një letër në Prokurorinë e Shkodrës që heton mbytjen e gruas së tij bashkë me tre fëmijët e tyre duke kërkuar që të marrë pjesë në varrimin e vajzës 9 vjeçe.
Advertisements
Në letër Erdgysi kërkon të jetë i pranishëm në përcjelljen për në banesën e fundit të vajzës së tij Ergesa, trupi i së cilës u gjet në lumin Buna nga një peshkatar i zonës.
Advertisements
Leja për të qenë i pranishëm në varrimin e vajzës së mitur ditën e sotme 6 maj në orën 14.00 është miratuar ngaprokuroiri Ledion Tema.
Leja e lëshuar nga prokuroria është shpërfillur nga Policia e Shkodrës. Ajo nuk ka lejuar Erdgys Arrazin të jetë i pranishëm në varrimin e së bijës.
“Në përgjigje të kërkesës tuaj, ku kërkoni leje të veçantë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të vajzës së mitur Ergesa Erdgys Arrazi në datën 06.05.2024 ora 14:00, për të arrestuarin Erdgys Arrazi, i cili është ndaluar në datën 05.05.2024 për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, ju bëjmë me dije se bazuar në parashikimet ligjit 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve dhe “Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve”, kompetent për dhënien e lejeve të veçanta është Drejtori i Institucionit ku mbahet personi i ndaluar, i cili merr pëlqimin e prokurorit, organi procedues jep pëlqimin që personi nën hetim të lejohet të marrë pjesë në ceremoninë mortore, nëse nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër garantohet siguria dhe rendi gjatë shoqërimit të tij, ndalohet komunikimi me çdo person tjetër dhe sigurohet rikthimi i tij në dhomat e sigurisë ku mbahet i ndaluar, menjëherë pas përfundimit të ceremonisë mortore. Sa më sipër, ju lutem të drejtoheni në institucionin kompetent, për shqyrtimin e kërkesës suaj. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,DREJTUESI I PROKURORISË ALBERT MURÇAJ NË MUNGESË DHE ME POROSI PROKURORI LEDION TEMA”, thuhej në letrën e Prokurorisë.
Ky zhvillim i paprecedentë vjen pasi dje Erdgys Arrazi u ndalua nga policia nën akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes”.
Sipas policisë që varet nga ministria e Brendshme, 31 vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë verbale, psikologjike dhe fizike ndaj gruas dhe tre fëmijëve të tyre.
Këto dhe tradhtia që dyshonte, sipas hetimit besohet se nxitën Almën që të marrë tre fëmijët 3, 8 dhe vjeç dhe të hidhet bashkë me to nga ura e lumit Buna më 4 maj. Dje u gjet trupi i Ergesës kurse sot pasdite trupi i fëmijës së dytë. Kërkimet vazhdojnë për gjetjen e Almës dhe fëmijës së tretë.