“Doja të bëja fëmijë më të, por nuk mbesja dot shtatzënë!”- Roza Lati tregon historinë me ish-partnerin: Thashë ‘sa mirë që…

by editor

Moderatorja Roza Lati, ka ndarë sërish një rrëfim mjaft personal në Big Brother VIP, ku ka treguar se ka tentuar të mbesë shtatzënë gjatë një lidhjeje që ka pasur, pasi e ka konsideruar partnerin në krah si personin e jetës dhe ka dashur të ndërtojnë familje me të.

Ajo rrëfeu gjatë një bisede me Erjola Doçin se është përpjekur aq shumë të mbeste shtatzënë, sa ka marrë edhe ilaçe, por fëmija nuk erdhi në jetë.

Por për këtë situatë Roza tregoi se ishte e lumtur sepse u nda me këtë person, pasi sipas saj, partneri “ishte një njeri shumë i kamufluar”.

“S’e kuptoja pse nuk ngelja, mora dhe acid folik që të ngelja me personin dhe nuk ngela dot dhe unë u ndava nga ai dhe kuptova që nuk ishte risk sepse ishte shumë i kamufluar si njeri, nuk ishte vetvetja”, tregoi ajo.

Roza Lati: Kam patur lidhje që e kam menduar si personin e jetës, kam tentuar dhe të krijoj një familje me të dhe çuditërisht nuk kam ngelur dot shtatzënë. S’e kuptoja pse nuk ngelja, mora dhe acid folik që të ngelja me personin dhe nuk ngela dot dhe unë u ndava nga ai dhe kuptova që nuk ishte risk sepse ishte shumë i kamufluar si njeri, nuk ishte vetvetja.

Mbrapa, pas disa muajve ndodhi incidenti që unë kisha ngelur. Nga ana njëra anë shumë mirë se kuptova që qenkam pjellore e para, se thashë mosha, ku di unë, 35 mbase nuk janë me vezoret, çfarë nuk më shkonte në mendje. Por historia që kisha serioze, kam tentuar realisht të krijimin diçka bashkë, por si përfundim u ndava nga ai. Sa mirë që nuk i hymë asaj valleje sepse ishte shumë i kamufluar. Mbrapa ndodhi aksidentalisht me personin e gabuar.

Ndërkohë që unë mendoja që nuk mundem, nuk e bëkam dot, do na duheshin këto stimulimet e tjera të jashtme. Ishte një pakujdesi dhe heqje dore nga ana ime, hë se unë nuk ngel. Aty ndodhi. Shyqyr Zotit nuk qenka problemi im, qenkam pjellore.

Kujtojmë, se Roza më herët ka zbuluar se ka abortuar një fëmijë me ish-partnerin e saj disa vite më parë, pa dëshirën e tij.

“Ai më tha çfarë karroce do të marrim. Po, as s’e pyeta fare! S’e pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim”, u shpreh Roza Lati.

Mes lotësh moderatorja u shpreh se nuk ishte e gati të bëhet mami, ndërsa tha se kur e ka marrë vendimin për mos ta mbajtur fëmijën, e ka rrahur veten me grushta.

“Mora të gjitha llojet e testeve dhe i porvova në shtëpi, të gjitha më dolën pozitive. I kam dëgjuar rrahjet e zemrës dhe aty unë jam thyer. Kur kam shkuar në shtëpi kam marrë vendimin…. Prandaj them që nuk e lë veten të vuaj. Bëra një analizë të ardhmes time dhe thashë që nuk është momenti. Momentin që vendosa ta ndërpres aty kam rrahur veten me grushta”, tregoi ajo.

Pjesë nga rrëfimi:

Roza: Në momentin që unë bëra testin dhe dola pozitiv jam habitur shumë, thashë është i skaduar. Nga shtëpia te farmacia nuk e kam ndjerë tokën, po më rrihte zemra në atë nivel sa nuk e ndjeja tokën fare. Mora të gjitha llojet e testeve dhe i porvova në shtëpi, të gjitha më dolën pozitive. I kam dëgjuar rrahjet e zemrës dhe aty unë jam thyer. Kur kam shkuar në shtëpi kam marrë vendimin…. Prandaj them që nuk e lë veten të vuaj. Bëra një analizë të ardhmes time dhe thashë që nuk është momenti. Momentin që vendosa ta ndërpres aty kam rrahur veten me grushta. Kam kaluar një vit shumë të vështirë, prandaj jam këtu.. Ai e dinte, nuk ishte në shqipëri..

Erjola: Çfarë të tha?

Roza: Çfarë karroce do të marrim..

Juli: Ai ishte dakord..

Roza: Po, as s’e pyeta fare! S’e pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim..

You may also like