“Pse s’më lë të fle”/ Në pushime së bashku, Ilnisa nuk lë “hapësirë” për gjumë për Meritonin, gazetarja publikon imazhet duke…

by editor

Çifti Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli po shijojnë pushimet së bashku në Turqi.

Advertisements

Mirëpo gazetarja është mahnitur nga bukuria e vendit dhe nuk e ka lënë të flejë në mëngjes partnerin e saj, të cilin e ka zgjuar nga gjumi.

Ilnisa ka ndarë me ndjekësit e saj disa video në InstaStory, ku në njërën nga ato e ka pyetur Meritonin se çfarë do të bëjnë ditën e sotme.

Advertisements

“Dole? Ora është 11:20 këtu. Ku do shkojmë sot? Çfarë do të bëjmë?”– e pyeti gazetarja.

“Dalim ku të duash. Hamë mëngjesin, marrim motorin e ujit. Pse s’më le të flej. Edhe 30 minuta s’do të ishte keq”- i tha Meritoni të dashurës, e cila u shpreh se është më mirë të shijojnë pushimet sesa të flenë gjumë.

Advertisements

You may also like