Publikohet fotoja e organizatorit të dh*nës barbare ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi!

by editor

Në foton e mësipërme është Dritan Nano, i cili u arrestua si organizator i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesit.

Advertisements

Nano ka mohuar të ketë gisht në ngjarjen e rëndë, që ndodhi mëngjesin e së mërkurës (29 Maj) në ish-Bllok kur juristi sapo kishte lënë djalin në kopsht.

Advertisements

“Nuk e organizova unë sulmin ndaj avokatit. Nuk kam lidhje me ngjarjen”, ka dëshmuar para hetuesve Dritan Nano.

Organizatori i sulmit ndaj avokatit nuk ka qenë bashkëpunues me policinë, ndërsa kjo e fundit disponon prova të mjaftueshme për implikimin e tij në ngjarje.

Drian Nano raportohet se ka pasur lidhje krushqie dhe shoqërore me autorët e dyshuar të sulmit ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndërsa 19-vjeçari, Dorian Alia, i cili u vetëdorëzua në polici disa orë pas dhunimit të juristt, është shprehur se: “Shkuam për t’i dhënë një mesazh.

Nuk e menduam që situata do të rëndohej kaq dhe avokati do të merrte kaq dëme të rënda”.

Juristi Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua brutalisht nga vëllezërit Drivald Alia 21 vjeç e Dorian Alia 19 vjeç dhe Elton Kasaj 33 vjeç, vazhdon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor i reanimacionit./VoxNews

You may also like