Klodiana Lala ka qenë e ftuar në një emision televiziv ku ka shpjeguar dosjen e SPAK për Sali Berishën, i cili akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim me dhëndrin Jamarbër Malltezi.
Advertisements
Lala renditi të gjitha momentet kyçe të cilat e kanë bërë SPAK të marrin të pandehur Berishën. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Berisha ka favorizuar dhëndrin e tij me vendime qeveria dhe duke i vënë shtetin në dispozicion dhe më pas ka përfituar prej dhëndrit dhe të bijës.
Advertisements
“SPAK e akuzon Berishën për korrupsion të kryer në bashkëpunim me Jamarbër Malltezin. Thuhet se Berisha ka përfituar avantazhe të padrejta, jo vetëm nga Malltezi por edhe nga Homeplan. SPAK argumenton se zoti Berisha ka ruajtur profilin e një politikani që nuk është pasuruar, por e ka bërë përmes vajzës dhe dhëndrit këtë. Prokuroria konsideron si përfitim, disa pagesa.
Në vitin 2014 SPAK pretendon se përfitoi 24 mijë euro, 6 mijë për shërbime shëndetësore të bashkëshortes, këto para janë deklaruar nga ai dhe janë dhënë nga Jamarbër Mallteiz. 18 mijë euro hua e deklaruar nga Shkëlzen Berisha nga Jamarbër Malltezi. Në vitin 2017 Berisha akuzohet se ka pëfituar mbi 27 mijë euro, paguar nga vajza. Në vitin 2021, 19 mijë euro shpenzime për konsulencë në Francë, kur ishte sanksionuar non-grata dhe vendosi të padiste Anthony Blinken. Argita Malltezi ka paguar shpenzimet. Njëra shumë, rreth 19 mijë euro. Ndërkohë shuma tjetër, studio ligjore në Mbretërinë e Bashkuar, ku Argita Malltezi ka paguar 213 mijë euro. Pra në total të gjitha pagesat, 450 – 500 mijë euro.
Advertisements
SPAK thotë se zoti Berisha bëri ndryshime ligjore që të favorizohej Malltezi në privatizimin e Partizanit, pastaj vendosi shtetin në dispozicion të dhëndrit, që të bëhej privatizimi, aty janë ndërtuar pallate dhe janë përfituar shumë të mëdha parash. Lejet për pallatet janë dhënë nga tre kryetarë të Bashkisë, Rama, Basha dhe Veliaj, ndër vite. Të gjithë personat, sipas SPAK, që janë përfshirë, sidomos ata të KRT, kanë përfituar favore apo rryshfete nga personat e përfshirë.
Përmendet si argument kryesor, lidhja dhe marrëdhënies mes Argita Malltezit, dhëndrit dhe Damir Fazliç. Në momentin kur ka dalë VKM, për ndërtimin e Porto Romano dhe Flutura Kola, kolegia e Malltezit, kanë blerë sipërfaqje toke dhe ia kanë shitur Damir Fazliç, ose kompanisë së tij. SPAK thotë se kur Berisha bëntë një VKM, të parët që merrin punë ishin dhëndri i tij dhe e bija.
Një tjetër argument, shitja e një apartamenti nga Malltezët, shtetasit Safet Gjici. Iu shit Gjicit, por SPAK thotë se Argita Malltezi deklaronte të ardhura afro 4 vite nga qiraja e këtij apartamenti edhe pse ishte shitur. Së dyti çmimi i apartamenteve është deklaruar më i ulët se shitja reale.
Një argument tjetër, Enton Punavija, që është zyrtar i lartë në bashkinë e Tiranës, ishte anëtar i KRT, ai ka blerë apartament në Home Plan dhe nuk e ka shlyer një pjesë të apartamentit, ka përfituar nga “kontributi patriotik”.
SPAK arsyeton që zoti Berisha duke miratuar ligje dhe akte nënligjore, duke vënë shtetin në shërbim të dhëndrit, ka bërë të mundur që Malltezi të privatizojë pronën dhe në këtë kuardër, SPAK thotë, kur Beisha nxirrte VKM apo vendim për ndërtim në Porto Romano, Jamarbër dhe Argita Malltezi blejnë toka dhe ia sheisn Fazllic. Pra pushteti i babait përkthehej në përfitim për Jamarbër dhe Argita Malltezi.
Në studion ligjore Pustina është gjetur një folder, me mbishkrimin “KP, kontribut patriotik”, nga ky fond janë bërë pagesa ndaj personave që mund të kenë favorizuar persona për të përfituar pronën.
Punavija dhe Bicoku që përmenda, kanë përfituar. Bicoku nuk ka paguar fare apartamentin. Punavija ndërkohë qe jepte leje ndërtimi ishte në marrëdhënie biznesi me Bektashin.
Ka transaksione drejt Hungarisë të Jamarbër Malltezit. Transferta e parë dhjetor 2018, pagesa e dytë për kontratë shitblerje. Më pas transferta në disa banka në Gjermani, ku është blerë banesë në emër të vajzës së Malltezit. Pikërisht në këtë kohë, ka patur një hetim me sa duket, pyetje nga banka në Gjermani, që i kanë bërë vajzas së çiftit Malltezi, se nga vinin këto para.
Flitet edhe për një transfertë që lidhet me Belgjikën, por kjo nuk është shumë e qartë.
Në standartin që SPAK ka futur me zotin Berisha, të gjithë ligjet speciale të zotit Rama mund ti hetojë dhe të gjejë shkelje. Pra Berisha akuzohet të jetë korruptuar për të favorizuar dhëndrin. Ndërkohë qeveria ka bërë dhjetëra ligje speciale për të favorizuar oligarkë”, tha Lala.