Një “kopshtari” në një fermë kanabisi i ishte dhënë një adresë në Sëansea. Atij iu tha të hipte në tren dhe të shkonte në qytet. Bëhet fjalë për shqiptarin Egzon Lusha. Ky i fundit u detyrohej gangsterëve shqiptarë 18 mijë paund për kalimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar.
Advertisements
Shqiptari u arrestua kur oficerët e policisë nga ekipi i krimit të organizuar të Sëansea bastisën shtëpinë ku ai punonte dhe jetonte.
Advertisements
Ai u kap duke u përpjekur të fshihej në një dollap në pjesën e pasme të pronës. Më vonë ai i tha policisë se kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca në pjesën e pasme të një kamioni dhe më pas iu tha se kishte një borxh ndaj njerëzve që e futën kontrabandë.