Shoferja e një “Mercedes Benz” përplas një biçiklist në Fushë Kuqe, 50-vjeçari në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën rurale Fushë Kuqe-Gurëz, ku shoferja e një automjeti tip “Mercedes Benz” ka përplasur një biçikletë të drejtuar nga një burrë 50-vjeçar.

Advertisements

Shtetasja M. Gj, 33 vjeçe, e cila drejtonte automjetin, është arrestuar nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor. Si pasojë e përplasjes, 50-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Advertisements

Hetimet janë në vijim dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme lidhur me shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasen M. Gj, 33 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në rrugën rurale Fushë Kuqe-Gurëz, automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtuese shtetasen M. Gj, është përplasur me një biçikletë të drejtuar nga shtetasi G. K, 50 vjeç, banues në Fushë Kuqe.

Si pasojë e përplasjes, 50-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spital për ndihmë mjekësore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton policia.