Shqipëria “mbërthehet” nga moti i keq, rrebeshe në orët e ardhshme, qytetet që rrezikohen

by editor

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se në orët e ardhshme pritet të ketë rritje të ndjeshme të reshjeve në disa zona të vendit, prej të cilave pritet të shkaktohen dhe probleme.

Parashikimi nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave “IGJEO” tregon se gjatë ditës së nesërme, parashikohen reshje shiu të dendura që në orët e para të mëngjesit, në pjesën më të madhe të vendit.

Advertisements

Reshjet e dendura mund të shkaktojnë probleme si dhe vërshime të ujit në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë.

Sasia e reshjeve pritet të jetë më intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë.
Në qarqet Dibër, Elbasan, Berat dhe Vlorë priten reshje shiu me intensitet mesatare deri lokalisht intensive.
Reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar priten në qarqet e tjera.
Në verilindje-lindje në lartësinë mbi 200-300 metra dhe në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 700-800 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar. Në verilindje-lindje hera-herës reshjet e borës pritet të jenë edhe në formën e stuhive të dëborës.

Advertisements

You may also like