“Shqiptarët duhet të qëndrojnë në shesh, jo vetëm të dalin disa orë!”/ Argita Berisha thirrje të fortë protestuesve

by editor

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, tha se njerëzit e mbledhur në protestën e kësaj të marte para Kryeministrisë mund të qëndrojnë në shesh.

“Opozitarët, mbështetësit e PD por jo vetëm, kanë vullnet për të qëndruar janë shesh, jo vetëm për të dalë në shesh”, tha ajo nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Advertisements

“Sot fjala më e bukur mbahet nga i gjithë ky lum njerëzish dhe vullnetesh, që sot tregojnë që llumit mund t’i bëhet pritë, që historisë mund t’i ndryshohet rrjedha, që guximi shpërblehet”, shtoi ajo.

E pyetur për udhëtimin e Edi Ramës në Turqi ndërkohë që zhvillohet protesta, Malltezi tha:

Advertisements

“Edi Rama gjithmonë ikën, por pak rëndësi ka është apo s’është këtu. Ai ka ngritur një sistem që duhet të rrëzohet”.

You may also like