SPAK dyshon se grupi i Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit kanë përdorur një sistem të veçantë për qarkullimin e parave. Mësohet se i emërtuar Hawala, është i regjistruar vetëm në Dubai ndaj dhe konfirmimi i shumave mbetet i vështirë.
Advertisements
Tashmë nën akuzën e trafikut të drogës ndaj tyre dhe 9 emrave të tjerë ka nisur verifikimi pasuror edhe në Shqipëri.
Advertisements
Grupi i Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit, siç ka rezultuar edhe nga bisedimet në “SKY”, ka siguruar fitime të mëdha nga trafiku i lëndëve narkotike. Për të qarkulluar paratë, mësohet se kanë krijuar edhe një formulë të veçantë. Burimet për “Ora News” thanë se fondet dërgoheshin në Amerikën e Jugut më dy forma trasfertash.
E para duke përdorur trasferat me kompani të regjistruara në Spanjë dhe e dyta përmes një sistemi të quajtur Hawala, një organizim tradicional joformal që nuk është i rregulluar në shumë vende.
Advertisements
Ai mbështetet në një rrjet ndërmjetësish të cilët transferojnë para në emër të klientëve pa përdorimin e një institucioni.
Sipas të dhënave të siguruara nga SPAK besohet se kjo është një formë e parregulluar me ligj ndaj nuk ka mbikëqyrje rregullatore.
Megjithatë rezulton se Hawala është e regjistruar në Dubai aty ku jetojnë disa prej shumë të kërkuarve nga Shqipëria dhe jo vetëm.
Mëgjithatë në Shqipëri mësohet se ka nisur verifikimi pasuror i 11 të akuzuarve si pjesë e kësaj organizate të dushuar. Për këtë SPAK i ka dërguar kerkesa bankave të nivelit të dytë dhe hipotekave.
Nga ana e Prokurorisë së Posçame janë dokumentuar rreth 931 kg lëndë narkotike të kapura që dyshohet se i përket grupit në fjalë, e ndërsa po dërgohen leter porosi për të verifikuar ngarkesa të tjera përgjatë viteve të fundit.