Skandali me 900 diploma false, gazetarja zbardh detaje: 10 mijë euro pagesa, ja kush është një nga zyrtaret e përfshira

by editor

Analistja Anduena Llabani, e ftuar në një studio televizive, ka zbardhur detaje nga skandali me 900 diploma false që lëshoheshin nga një universitet privat në Tiranë.

Advertisements

Llabani bën me dije se pagesat për një diplomë shkonin nga 8 mijë euro për shqiptarët, deri në 10 mijë euro për shtetasit italianë. Llabani thotë se zyrtarja Shqiponja Telhaj, e përfshirë në skandal, është manipuluar me një çantë të firmës së shtrenjtë, që i kalon 2 mijë euro.

Advertisements

“Është një histori që ka marrë vëmendjen jo vetëm të Prokurorisë dhe medias italiane, por është një rast skandaloz për nga numri i të mashtruarve. Janë 900 të mashtruar që kanë dhënë para për diploma falsë. Sot që flasim në masë arresti janë 9 persona dhe 15 të hetuar, mashtrim. falsifikim, e pastrim parash.

Përgjegjegjësi është administratori i universitetit, që është akredituar në Shqipëri. Është përshirë edhe një zyrtare e lartë, Shqiponja Telhaj. Një pjesë e profesorëve kanë qenë shtetas italianë. Kjo zyrtare është manipuluar me një çantë të firmës së shtrenjtë, që i kalon 2 mijë euro.

Është ngritur një skemë mashtrimi, ku italianë dhe shqiptarë pajiseshin me certifikata dhe diploma nga 8 mijë deri në 10 mijë euro, për shqiptarët ka patur një skemë 20 për qind. Universiteti bënte reklama në shtetin italian. Një shtetas italian me një dëftesë të tillë ka shkuar në ‘La Sapiensa’, dhe i është vënë në dijeni se dokumenti është i falsifikuar. Ka patur certifikata për lëndë që nuk rezultonin fare si të certifikuara. ‘Wisdom’ është një histori shqiptaro-italiane. Fakti penal është kryer në Itali.

Advertisements

Administratori i universitetit është i arrestuar dhe është njeriu që ka kryer të gjitha veprimet proceduriale për dëftesat false. Përdoreshin nga njerëz të punësuar në kompani italiane dhe të huaja. Nuk po merret askush në Shqipëri. S’ka një procedim të regjistruar në Prokurorinë shqiptare mbi këtë rast. Nëse rasti do t’i referohet SPAK-ut, por s’kemi krim të organizuar. S’e di nëse do kemi lëvizje nga Guardia di Finanza dhe Prokuroria e Barit. Duhet të nisnin hetimet edhe kryesisht, sepse kemi të përmendur znj.Telhaj, por është edhe ministrja që ka firmosur…

Ministria e Arsimit kontrollon dhe shikon të gjitha elementët bazë të funksionimit të një universiteti, aq më tepër i akredituar. Skandali më i madh është si është lejuar një universitet i tillë, që pa e patur një degë, jep licencë sikur e ka, siç është komunikimi me personat me aftësi të kufizuar”.

You may also like