Seanca e sotme parlamentare e cila ishte parashikuar të ishte një seancë maratonë ku do diskutohej buxheti, zgjati vetëm 5 minuta.
Advertisements
Kjo pasi, deputetët të opozitës, ndezën flakadanë dhe tymuese në Kuvend, duke bërë që karriget të përfshiheshin nga flakët.
Advertisements
Kjo ka bërë që një ekip i Prokurorisë së Tiranës “të zbarkojë” në sallën e Kuvendit për të parë elementët që shkaktuan zjarrvënien si dhe kamerat e sigurisë.
E pranishme në Kuvend është edhe policia, për shkak të situatës së krijuar me tymueset. Specialisti i Hetimit të Krimeve nga Komisariati nr.1, specialistë të Krimit nga Drejtoria vendore e Policisë dhe ekspertë kriminalist, po kryejnë veprime në sallën e Kuvendit.
Një nga flakadanët u hodh në drejtim të kryeministrit, por Garda arriti ta bllokonte.
Flamur Noka u përjashtua nga kryetarja Lindita Nikolla, ndërsa projekt-buxheti u miratua në parim me 73 vota pro./albeu.com