“Streamer”-i i famshëm IShowSpeed “LIVE” në Shqipëri, pritet edhe nga Edi Rama në zyrë (PAMJET)

by editor

Streamer-i i famshëm amerikan, IShowSpeed ka vizituar sot Tiranën, prej ku ka transmetuar drejtpërdrejt edhe eksperiencën e tij.

Advertisements

Menjëherë qindra të rinj dhe të reja i janë bashkuar “Youtuber”-it që numëron plot 25 milionë ndjekës, dhe miliona të tjerë në Twich.

Speed është pritur edhe nga kryeministri Edi Rama, teksa ka transmetuar “live” të gjithë vizitën e tij në Kryeministri. Rama i ka firmosur atij një libër me pikturat e realizuara prej tij.

Advertisements

Speed, emri i vërtetë i të cilit është Darren Jason Watkins Jr, ka vizituar më pas dyqanin e reperit Noizy, ku i kanë bërë dhuratë disa bluza dhe aksesorë.

Për ta nxjerrë prej butikut, për shkak të numrit të madh të të rinjve që ishin mbledhur aty, është dashur edhe ndërhyrja e sigurisë së stadiumit “Air Albania”.

You may also like