Aksident në Tiranë, i riu përplas me makinë 28-vjeçaren

by editor

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë në rrugën ‘Xhanfize Keko’. 21-vjeçari A.D duke drejtuar makinën ka përplasur të një 28-vjeçare, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Advertisements

Drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisements

“Më datë 20.06.2024, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi D. A., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen K. G., 28 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

You may also like