I shumëkërkuari i drejtësisë, Plarent Dervishaj u arrestua në Dubai në datën 6 Gusht. Plarent Dervishaj, i cili akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt, si edhe atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoji, është futur në kurth për t’u vendosur në pranga.
Advertisements
Mësohet se forcat speciale kanë shkuar në banesën e tij në Dubai dhe i kanë thyer derën.
Advertisements
Sipas burimeve, Plarent Dervishajt iu është thënë që “të rrezikohet jeta, do të të bëjnë atentat dhe do vish me ne”.
Më pas i kanë vënë prangat dhe e kanë çuar te stacioni i policisë në Dubai dhe nuk është lejuar të flasë me avokatin. 10 ditë e kanë mbajtur në burg në komisariat, pastaj e kanë hipur në avion dhe e kanë sjellë në Shqipëri në Rinas dhe aty e ka arrestuar policia shqiptare.
Advertisements