Të shtëna me armë nga Audi në drejtim të Smart-it, plagoset 22-vjeçari shqiptar! I riu braktiset në rrugë nga drejtuesi i mjetit ku udhëtonte

by editor

Një 22-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë në orët e para të mëngjesit në Peristeri.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në orën 02:20 të mëngjesit në rrugën Dodekanision.

Advertisements

Raportohet se persona që udhëtonin me një mjet tip Audi kanë qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip Smart.

Nga të shtënat mbeti i plagosur lehtë në kofshë 22-vjeçari shqiptar, i cili ishte pasagjeri i Smart.

Advertisements

Shoferi i Smart-it e braktisi 22-vjeçarin të mbuluar me gjak dhe u zhduk.

I riu është dërguar me autoambulancë në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur detaje nga ngjarja, si edhe personat që ndodheshin në të dy mjetet.

Advertisements

You may also like