Të shtëna me armë zjarri/ Policia gjen një të plagosur të shtrirë në tokë, të lënduar edhe 3 të tjerë, të dyshuarit…

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Klinë. Policia e Kosovës bën me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 22:40 në rrugën “Ilir Merturi”, në Klinë. Pas njoftimit policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur një të plagosur të shtrirë në tokë.

Advertisements

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Klinё, me datën 23.02.2025, rreth orës 22:40, është njoftuar se nё rrugën ‘Ilir Merturi’ nё Klinё, ka tё shtёna me armё zjarri. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit, ku nё vendin e ngjarjes kanё hasur njёrin nga viktimat, i cili ishte i shtrirё dhe i lёnduar”, thuhet në njoftim.

Advertisements

I plagosuri ёshtё dёrguar për trajtim nё spital. Policia bën me dije se janë lënduar edhe tre persona të tjerё të cilët janё dёrguar në Spitalin Rajonal nё Pejё. Tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjes nё drejtim tё panjohur, ku pas njё pune intensive tё njёsiteve policore, ёshtё arritur identifikimi dhe arrestimi i dy personave tё dyshuar.

“Gjatё arrestimit janё gjetur dhe janë sekuestruar: njё armё pistoletё M57, njё karikator i sё njёjtёs armë, pesё fishekё kal: 7.62mm, dy gёzhoja kal:7.62mm, njё mjet i mprehtë (brisk)”, thuhet në njoftim.