Tentoi të mbysë ish-të dashurën me rripin e çantës, bie në pranga 27-vjeçari shqiptar në Greqi

by editor

Një 27-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga nga policia greke.

Advertisements

Ai akuzohet për tentativë vrasje, pengmarrje, kanosje dhe fyerje të një 22-vjeçareje.

Advertisements

Siç shkruajnë mediet e huaja, 27-vjeçari krijoi një lidhje me 22-vjeçaren, pasi u njohën në rrjetet sociale. Gjatë një takimi të çiftit, e reja vendosi t’i jepte fund lidhjes.

Por, shqiptari ka marrë me forcë 22-vjeçaren, e ka hipur në taksi, duke e kërcënuar dhe e fyer, si dhe nuk e linte të dilte nga automjeti.

Advertisements

Ai po ashtu ka tentuar ta mbysë me rripin e çantës, duke ja vendosur rreth qafës në mënyrë që t’a shtrëngonte.

22-vjeçarja ka arritur të çlirohet, pasi zinxhiri i çantës është thyer. Kanë qenë kalimtarët ata që kanë lajmëruar Policinë.

You may also like