“Ia keni bërë shumë qejfin Ritës me këtë informacion, shpresoj që të kënaqet.”
Advertisements
Mbrëmjen e djeshme ishte dhe finalja e madhe e edicionit të tretë të BBVA . Ky reality shoë i cili ka mbajtur para ekranit çdo teleshikues përfundoi me fituese Egla Cenon.
Advertisements
Para se të shpallej fituesi, mbrëmjen e djeshmë gazetari Ronaldo Sharka ka intervistuar ish-banorët e këtij edicioni. Një prej tyre dhe Roza Lati, një nga banoret më dinamike të këtij edicioni.
Roza sapo doli nga shtëpia e BBV menjëherë u largua në një ushëtim. Gazetari e ka “ngacmuar” duke i thënë se disa burime kanë thënë se ajo ka ikur jahstë shtetit me një mashkull.
Advertisements
Ndërsa Roza këtë gjë e mohon duke qeshur dhe ka rrëfyer se ka qenë në udhëtim me një shoqe të sajën.
Ronaldo Sharka: Ne kemi disa informatorë në “E Diell” që ti ishte me një mashkull në një udhëtim.
Roza Lati: UOU ia keni bërë shumë qejfin Ritës me këtë informacion, shpresoj që të kënaqet. Unë isha me një shoqe, me Klaudian dhe fotot e Vienës do i postoj nga e hëna ose e marta. E di që ti, të gjithë bashkë me Ritën doni shumë që të isha me ndonjë mashkull, por më vjen keq që do ju zhgënjej sërish, jo.