Tragjedi në Itali, vajza 9-muajshe sulmohet për vdekje nga qeni Pitbull teksa flinte! Babai i saj tentoi të fshihte ngjarjen, ja çfarë deklaroi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën Acerra në Itali, ku një vajzë 9-muajshë është sulmuar për vdekje nga një qen pitbull.

Advertisements

Qeni, i cili i mësohet se i përkiste prindërve të foshnjës, sulmoi Julian teksa ajo flinte në shtratin e saj. Pasi e dërguan në spital, mjekët deklaruan se ajo kishte vdekur, pasi ishte kafshuar në fytyrë dhe në kokë.

Advertisements

Fillimisht babai 25-vjeçar i Julias, tha se vajza e tij u sulmua nga një qen endacak. Por, pas reagimit të partneres së tij, e cila në atë kohë ishte duke punuar në një piceri, babai u detyrua të thoshte të vërtetën.

Ai ka dëshmuar para prokurorëve se e kishte zënë gjumi dhe se nuk ka kuptuar dhe nuk ka mundur të parandalojë sulmin fatal të qenit ndaj fëmijës së tij.

Fqinjët deklaruan se qeni në fjalë ishte agresiv. Verën e kaluar, pitbulli u arratis dhe sulmoi një qen të vogël që e kishin nxjerrë për shëtitje.

“Ne kishim thënë se duhej ta mbyllnin sepse ishte e rrezikshme”, thanë banorët vendas për ANSA, duke shtuar se dy prindërit e rinj nuk e kuptonin se sa e rrezikshme ishte kafsha.

“Prindërit e Julia-s janë njerëz të mirë, por ata ndoshta nuk e kuptuan rrezikun në të cilin ishte vajza e tyre,” u tha një fqinj gazetarëve.

Prokuroria vendase nisi hetimet për ngjarjen dhe urdhëroi kryerjen e autopsisë së turpit të pajetë të foshnjës.