Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë, humb jetën 18-vjeçarja

Një tragjedi ka ndodhur 33 milje në jug-perëndim të Lampedusa, ku një varkë e vogël me emigrantë u fundos. Roja Bregdetare gjeti 45 emigrantë dhe trupin e një vajze 18-vjeçare nga Gambia.

Advertisements

E reja u identifikua nga kushërinjtë e saj 19 dhe 18 vjeç me të cilët po udhëtonte

Advertisements

45 të mbijetuarit, të gjithë të shpëtuar në ujë, po intervistohen aktualisht nga policët e Skuadrës Fluturuese të komisariatit të policisë Agrigento dhe po konfirmojnë se nuk mungon askush.