Tragjedia në Shkodër/ “Anila tentoi të dalë nga makina”, telefonata që u pasua me dy krisma

Detaje të reja lidhur me ngjarjen tragjike në Shkodër, ku 34 vjeçari Kolë Manaj qëlloi me armë zjarri bashkëjetuesen Anila Ndoka dhe më pas vrau veten. “Konfliktet nisën 12 muaj më parë, për faktin se autori i vrasjes ishte i papunë”, tha gazetari Merin Maçi sonte në studion e “Opinion”.

Advertisements

Ai që nisi si një takim i qetë me qëllim për t’u sqaruar, përfundoi me dy herë shkrehje të armës brenda makinës, në pronësi të së plagosurës. Sipas Maçit, autori telefonoi motrën e tij. Në këtë moment Anila ka tentuar t’i komunikonte asaj se Manaj po e mbante të mbyllur në makinë, gjë e cila është pasuar me aktin kriminal të 34 vjeçarit.

Advertisements

“34 vjeçari ka telefonuar motrën e tij dhe momentet e para që ajo është përgjigjur, 44 vjeçarja ka tentuar të shpëtojë duke i komunikuar asaj faktin se është mbyllur në automjetin e saj.

Menjëherë është mbyllur telefonata dhe këtu mendohet se ai ka qëlluar me armë zjarri, së pari bashkëjetuesen dhe më pas veten. Veprimi që ka marrë ka qenë i paramenduar sepse vetëm pak ditë më parë, ka dërguar një video ku inskenonte një vetëvrasje në rast se Anila do ishte e vendosur për t’i dhënë fund kësaj bashkëjetese”, tha gazetari.

Teksa e plagosura ndodhet ende në spital, Maçi thotë se “gjasat që ajo të mbijetojë janë shumë të ulëta”, megjithatë “mjekët kanë shpresa për ndonjë mrekulli”.