Transportoi trupin e Ilaria Sulës me ndihmën e prindërve? Sekuestrohet kamera e makinës së autorit, PAMJET që mund të hedhin dritë mbi vrasjen

Pas telefonatës, Mark Samson u jep hetuesve një element të ri dhe përpiqet të ndërtojë besueshmëri pas shumë gënjeshtrave që tha duke rrëfyer vrasjen e Ilaria Sulës.

Advertisements

Sipas mediave italiane, një kartë SIM dhe një kamer makine janë dy objektet që u janë dhënë hetuesve me të cilat Mark Samson po përpiqet të ndërtojë besueshmëri pas shumë gënjeshtrave që tha duke rrëfyer vrasjen e Ilaria Sulës.

Advertisements

Pasi telefoni i 22-vjeçares u gjet nën dyshekun e nënës së saj (nën hetim për komplot për të fshehur kufomën), 23-vjeçari dha dy të dhëna të tjera që mund të ndihmojnë hetimin.

E para ka të bëjë me një kartë telefoni nga e cila mund të nxirren të dhëna potencialisht të vlefshme për të rindërtuar ditët para krimit, ndërsa tjetra ka të bëjë me praninë e një kamere të instaluar në makinën me të cilën ai transportoi trupin e 22-vjeçares në një valixhe dhe e cila mund të sqarojë të gjitha lëvizjet më 26 mars.

Ndërkohë, Samson i ka dërguar edhe një letër prokurorisë, ku rrëfen detaje nga krimi, gjendjen e tij psikologjike natën e krimit dhe shkaqet që e çuan në një vendmarrje të tillë.

Kujtojmë që trupi i pajetë i Ilaria Sulës është gjetur disa ditë më vonë pas krimit e futur në një valixhe dhe hedhur në një greminë në dalje të Romës. Mark Samson e ka goditur disa herë të dashurën e tij me thikë në dhomën e tij të gjumit, ndërsa për fshehjen e gjurëve është ndihmuar nga mamaja e tij, e cila ka pranuar gjithashtu krimin në polici.