Një person është arrestuar gjatë operacionit të policisë me urdhër të SPAK-ut, mbrëmjen e sotme në Durrës ku u vu në pranga ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja.
Advertisements
Voxnews.al mëson se ai është shtetasi Ahmet Masha i njohur si “Meçe”, ndërsa një tjetër person, identiteti i të cilit nuk dihet, është shpallur në kërkim.
Advertisements
Ahmet Masha është një person mbi të cilin ka shumë dritëhije. Ai është dënuar gati 10 vite më parë për kontrabandë nafte në Portin e Durrësit. Në atë kohë, policia sekuestroi 3 anije peshkimi, 11 automjete, 3 mije litra naftë dhe 110 arka me verë.
Po ashtu, emri i Ahmet Mashës është përfolur për lidhje me një shqiptaro-amerikan, Ylli Didani, të cilin Administrata Amerikane të Zbatimit të Drogës, DEA, e konsideronte si një trafikant të madh të drogës, i cili bënte një jetë të dyfishtë si njeri i thjeshtë.
Advertisements
Teksa Didani është përfolur për pastrimin e parave të drogës në Shqipëri, emri i Mashës del në një deklaratë të Didanit, ku tha se kishtebërë dy tërheqje me vlerë 65,000 dollarë nga një bankë, duke nënshkruar një deklaratë se ai do të blinte një anije peshkimi me vlerë 500,000 dollarë nga një shtetas shqiptar me emrin Ahmet Masha.
Jurgis Cyrbja akuzohet për veprat penale të “Korrupsioni altiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal.