U vra nga bashkëpronari i hotelit, gjendet në gurore trupi i recepsionistit Eraldo Nevruzi! Gerald Shehu tregoi ku kishte hedhur viktimën

by editor

Është gjetur trupi i recepsionistit, Eraldo Nevruzi, i cili dyshohet se u vra nga bashkëpronari i hotelit “Greccia”, Gerald Shehu pak pas mesnatës së të mërkurës (6 Qershor).

Advertisements

Trupi i pajetë i viktimës raportohet se është gjetur në një gurore në afërsi të fshatit Vuno në Himarë.

Advertisements

Ka qenë vetë autori i dyshuar i krimit të rëndë që gjatë marrjes në pyetje në Greqi, ku edhe u arrestua në aeroportin e Korfuzit në tentativë për të udhëtuar në Spanjë me destinacion Anglinë, që ka treguar se ku kishte hedhur trupin e viktimës.

43-vjeçari Gerald Shehu, sipas uniformave blu, “zhduku” trupin e pajetë të Eraldo Nevruzit i ndihmuar nga dy punonjësit e hotelit, 33-vjeçari Daniel Qose dhe 30-vjeçari David Larti.

Autori i dyshuar, i cili u arrestua në aeroportin e Korfuzit në tentativë për t’u arrastisur në Angli, ende nuk është marrë në pyetje pasi s’ka mbërritur akoma në Shqipëri.

Dyshohet se 31-vjeçari është qëlluar për vdekje nga Gerald Shehu dhe më pas trupi i tij është mbështjellë nga tre personat duke e nxjerrë jashtë ambienteve të hotelit. Po hetohet nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë në këtë ngjarje të rëndë.

You may also like