Dafina Zeqiri në pritje të ëmbël, zbulohen detaje të reja nga jeta e artistes

by editor

Lajmi që këngëtarja Dafina Zeqiri, do të martohej shumë shpejt pas një propozimi surprizë nga partneri i saj Kreshnik Gjergji, u prit me lumturi të madhe nga të gjithë fansat e saj.

Që prej asaj kohe, të gjithë janë akoma edhe më kuriozë për jetën e saj private.

Programi “Stacioni rozë” në RTSH, ka zbuluar se artistja e njohur, Dafina Zeqiri, është në pritje të ëmbël.

Moderatorja Krisa Çaushi, citoi burime të programit që thonë se Dafina është në javët e para të shtatzënisë.

“Thuhet se këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është në pritje të ëmbël. Burime për “Stacionin rozë” kanë treguar në fakt se këngëtarja mund të jetë në javët e para”, u shpreh Çaushi.

Dafina Zeqiri, prej kohësh po jeton një histori dashurie me biznesmenin nga Kosova, Kreshnik Gjergji, të cilët janë në përgatitjet e fundit për dasmën e cila do të mbahet këtë vit.

You may also like