Udhëtonte në automjet në gjendje të dehur dhe me automatik me vete, si u pikas 38-vjeçari! Tentoi të arratisej, por…(Emri)

by editor

Një 38-vjeçar, i cili udhëtonte në automjet në gjendje të dehur dhe me automatik me vete, është arrestuar nga policia në Vaun e Dejës.

Advertisements

Në pranga ka rënë shtetasi Pashk Marku, banues në fshatin Stajkë, i cili në momentin që u pikas nga uniformat blu tentoi të largohej.

Advertisements

Raportohet se 38-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit për të ndaluar, por teksa tentoi të arratisej është kapur dhe ndaluar.

Ndërkohë iu është gjetur 1 armë zjarri automatik të cilën e mbante pa leje.

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Vau i Dejës/Goditje të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje, po kryhen në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”.

Lëvizte me armë zjarri, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit automatik, automjeti dhe 1 celular.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore që sigurohet në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për shtetasit që mbajnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin P. M., 38 vjeç, banues në fshatin Stajkë.

38-vjeçari, në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet. Ai është kapur dhe ndaluar menjëherë dhe me vete i është gjetur 1 armë zjarri automatik të cilën e mbante pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

You may also like