Robert Aliaj merr vendimin drastik pasi shpallet finalist i “Ferma VIP”

by editor

TIRANE

Robert Aliaj u shpall mbrëmjen e kaluar një nga finalistët e “Ferma VIP”, por menjëherë pas kësaj ai mori një vendim të papritur. Ai vendosi të ndërpresë rrugëtimin e tij në natën gjysmëfinale, vetëm pak ditë para finales së madhe të 12 qershorit.

Ai u shpreh se dëshiron të mirëkuptohet dhe të jetë i lirë.

“Është një spektakël që ka brenda familjen, shoqërinë, dashurinë”, tha Roberti.

Ai u përshëndet me fermerët, të cilët i konsideroi si një familje.

You may also like