“Vajza më tha ‘atë që mendoni ju s’e ka bërë’”- Flet nëna e 13-vjeçares e cila akuzoi 64-vjeçarin për ngacmim s*ksual: E kishte kërcënuar ‘po tregove, të vras babin’ (Video)

by editor

Nëna e 13-vjeçares që akuzoi një 64-vjeçar për ngacmim seksual ka treguar se çfarë i rrëfeu e bija pasi zbuloi mesazhet mes tyre.

Advertisements

Atë që mendoni ju s’e ka bërë”, i ka thënë 13-vjeçarja nënës së saj, duke pohuar se 64-vjeçari e ka prekur në pjesë të trupit.

Advertisements

Ajo ka treguar se sipas vajzës, ai e kishte kërcënuar duke i thënë që nëse tregon në shtëpi do të vras babain.

Nëna është shprehur se 64-vjeçari e merrte jashtë fshatit dhe e gënjente duke i dhënë lekë.

“Unë këto dy tre ditë e kam marrë vesh por vajza siç me tregoi po tregove më shtëpi unë do të vras babain.

Këtë ja ka thënë muaj më parë më parë. Vajza më tha që’ atë që mendoni ju, nuk më ka bërë. Nuk më ka bërë gjë, më ka bërë gjëra të tjera’.

E ka prekur me dorë në pjesë të trupit. E njohim si bashkëfshatar, nuk kishim hyrje-dalje të vinim apo të vinin ata as konflikt nuk kishim.

Ka dy ditë vajza që më tregoi pasi kapëm mesazhet që ai dërgonte në telefonin e gjyshit. Ne e pamë kur i ra telefoni para 2-3 ditësh, e pa kunata por nuk tregoi se kishte burrin atje.

E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente, i jepte lekë, e kërcënonte”, tha ajo.

You may also like