Vala vdekjeprurëse e të nxehtit ‘pushton’ Europën Jugore, alarm i kuq në këto dy vende. A preket Shqipëria?

by editor

Një valë vdekjeprurëse e të nxehtit ka prekur Europën Jugore dhe Afrikën veriperëndimore me ekspertët që paralajmërojnë rritje rekord te temperaturave.

Advertisements

Temperatura pritet të shkojë mbi 40 gradë Celsius në zona të Spanjës, Francës, Kroacisë, Greqisë dhe Turqisë, ndërsa në Itali mund të arrijë në 48.8C.

Advertisements

Autoritetet italiane kanë ngritur alarmin e kuq në dhjetë qytete, përfshirë Romën dhe Firencen. Disa turistë në Itali tashmë i ka rënë të fikët për shkak të nxehtësisë, duke përfshirë një britanik jashtë Koloseut në Romë.

Vala e të nxehtit, që shërbimi meteorologjik italian e quajti Cerberus (Kerveros) sipas qenit trekrerë të mitologjisë greke dhe latine, pritet të sjellë temperatura ekstreme në 24 orët e ardhshme me 40 në Sardenjë, ndërsa stuhi të forta në Lombardi në veri të Italisë shkaktuan përmbytje.

Advertisements

Në Spanjë, shërbimi meteorologjik paralajmëroi se temperaturat mund të shkojnë deri në 45 gradë Celsius në rajonet juglindore të Gadishullit Iberik, ku autoritetet kanë dhënë alarmin për nxehtësi ekstreme.

You may also like