Vdes në moshë të re gazetari shqiptar dhe personazhi i njohur në rrjetet sociale

by editor

Ka ndërruar jetë në moshë të re gazetari dhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale në Kosovë, Arton Turkaj. Ai ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të mërkure pas një ataku kardiak, që i ka sjellë vdekjen e menjëhershme.

Advertisements

Për ndarjen nga jeta të gazetarit Artion Turkaj kanë reaguar shumë miq dhe të afërm të tij, përmes postimeve në rrjetet sociale, ku një prej tyre është dhe kolegia e tij, Altiana Zogaj.

Advertisements

“TABU-ja na la sot Nuk ishte aspak e lehtë me e pranu lajmin se Artoni, bashkëvendasi e kolegu im ka ndërruar jetë. Tabu-ja ka qenë mik i mirë i hareshëm e i dashur. Me të bashkë moderuam emisionin “Urban” në Radio Istogu, ku si gjithmonë nuk munguan të qeshurat e idetë kreative. Ngushëllime familjarëve dhe personave të dashur, gjithmonë në zemrat tona“ – shkruan ajo.

Gazetari Turkaj ishte rreth të 30-ave dhe autor i emisionit “Babë e Bir” në Radio Prishtina. Ai ishte i njohur në rrjete sociale dhe për statuset e tij me humor e ironi.

Ndërkaq, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka reaguar me pikëllim lajmin për vdekjen e gazetarit njëherësh moderatorit, Arton Turkaj. AGK i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve e komunitetit.

You may also like