Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria është vend i vogël dhe me peshë modeste, por ka arritur të fitojë respekt në arenën ndërkombëtare.
Advertisements
Kreu i qeverisë, në konferencën e fundvitit me gazetarët, u shpreh se këtë e tregon Samiti i Komunitetit Politik Europian që do zhvillohet vitin e ardhshëm më 16 Maj dhe Samiti i NATO-së që do mbahet në vitin 2027.
Advertisements
“Dhe arsyeja pse Shqipëria e mori këtë mundësi është shumë e thjeshtë sepse sot është një vend ku të gjithë shohin me sytë e respektit dhe të gjithë kanë vlerësime që më bëjnë shumë krenar, por më e rëndësishëm është frymëzimi dhe motivimi për të vazhduar më tutje”, tha kreu i qeverisë.
Kreu i qeverisë shtoi se ardhja e Presidentit të SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s në Tiranë “është një mesazh i qartë për të gjithë lidhur me Shqipërinë, me pozicionin tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare”.
“Jemi një vend i vogël me peshë modeste, por ama ne sot trajtohemi si të barabartë, jo vetëm në aspektin formal, por me një respekt që se kemi pasur më parë në historinë tonë”, theksoi Kryeministri.
Edi Rama: Deri në vitin 2027 do të thithim rreth 1 miliard euro plus, dhe kemi njëkohësisht edhe dritën jeshile për tu bashkuar me familjen europiane në disa segmente të Evropës së bashkuar. Falë planit të rritjes që nga 21 Nëntor shqiptarët në të gjithë boten që bëjnë transferta parash nga zona e BE drejt Shqipërisë nuk do të kenë më asnjë komision ekstra. Kursehen miliona euro nga xhepat e dërguesve nga jashtë. Në një garë me disa vende Shqipëria ka fituar mundësinë shumë domethënëse të hapjes së Kolegjit të Evropës në Tiranë, është filiali i dytë. U hap si një sinjal dhe domethënës për pozicionin e ri të Shqipërisë në hartën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe BE. Janë organizuar një sërë samitesh dhe vitin ardhshëm më 16 Maj presin Samitin e Komunitetit Politik Europian ku do të presim udhëheqësit e Evropës, jashtë kufijve të BE.
Dhe arsyeja pse Shqipëria e mori këtë mundësi është shumë e thjeshtë sepse sot është një vend ku të gjithë shohin me sytë e respektit dhe të gjithë kanë vlerësime që më bëjnë shumë krenar, por më e rëndësishëm është frymëzimi dhe motivimi për të vazhduar më tutje. Akoma më e pamendueshme deri disa vite më parë është mikpritja e samitit të NATO-s në vitin 2027, gjë për të cilën kemi filluar punën së bashku me NATO, një mision inspektimi kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës në Tiranë, që do të ishin të pamundur në Tiranën e para se qeveria në aleancë me Bashkinë e Tiranës të ndërtonte gjithçka ka ndërtuar në këtë dekadë.
Ardhja e Presidentit të SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s në Tiranë është një mesazh i qartë për të gjithë lidhur me Shqipërinë, me pozicionin tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare. Jemi një vend i vogël me peshë modeste, por ama ne sot trajtohemi si të barabartë, jo vetëm në aspektin formal, por me një respekt që se kemi pasur më parë në historinë tonë.