Një supermarket në Ishull Lezhë ka rënë pre e grabitjes. Mësohet se gjarja ka ndodhur pas mesnate ku është vjedhur kasaforta e marketit.
Advertisements
Paraprakisht dyshohet se në kasafortë kanë qenë rreth 30 milionë lekë të vjetra. Po ashtu të njëjtat burime tregojnë se personat të cilët kanë kryer grabitjen, janë futur nga hyrja e pasme marketit duke thyer derën e pasme të marketit.
Advertisements
Pritet që policia të sekuestrojë kamerat e sigurisë të cilat mund të identifikojnë autorët e kësaj ngjarje e cila ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.