Vriten dy ushtarë me origjinë shqiptare në Ukrainë (FOTO)

by editor

Ditën e djeshme janë zhvilluar në qytetin e Zaporozhias ceremonitë funerale të dy djemve

Advertisements

Lufta në Ukrainë i ka marrë jetën dy djemve nga diaspora shqiptare. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga Pandeli Majko në një postim në “FB” ku shkruan se është njoftuar nga Konsulli i Shqipërisë në Ukrainë për vdekjen e dy djemve me origjinë shqiptare.Dermentli Anatoly, nga fshati shqiptar i Karakurtit (në rajonin e Odesës), humbi jetën në një mision luftimi më 15 tetor. Ndërsa Haydarzhy Danylo dha jetën në zonën e luftimeve në fshatin Liman, pranë qytetit Kupiansk, në rajonin e Kharkivit.

Advertisements

Ditën e djeshme janë zhvilluar në qytetin e Zaporozhias ceremonitë funerale të dy djemve me origjinë shqiptarë.Në ceremoninë e varrimit pranë flamurit të Ukrainës është vendosur edhe flamuri kombëtar shqiptar.

Reagimi

Në postim në rrjetin social, Majko bëri me dije se “lajmin e hidhur” e ka marrë nga konsulli i Shqipërisë në Ukrainë Omarov Shakhin.

“Ukraina, nga sot, ka edhe dy djem, nga rradhët e diasporës shqiptare të cilët kanë rënë në luftë. Ata ishin ushtarë në ushtrinë e Ukrainës, të cilët luftuan dhe dhanë jetën në krye të detyrës si heronj. Ata ishin: Dermentli Anatoly ishte nga fshati shqiptar i Karakurtit (në rajonin e Odesës). Ai kishte lindur më 3 shtator 1980. U mobilizua në Brigadën e mekanizuar Nr.118 në rajonin e Zaporozhias. Në 15 tetor, humbi jetën, në një mision luftimi. Haydarzhy Danylo u lind në një familje shqiptare në 26 janar 2002 në fshatin Georgivka (rajoni i Zaporozhias). Ai ishte fëmija i dytë në familjen e tij, cila aktualisht, jeton ende në zonën e okupuar nga trupat ruse. Kur filloi lufta ai ishte në Poloni.

Në verën e 2022, ai shkoi vullnetarisht për tu mobilizuar, por u refuzua (për shkak të moshës). Në vitin 2023 pas ditëlindjes së 21-të ai aplikoi sërish dhe shërbeu vullnetarisht në Forcat e Armatosura të Ukrainës. Ai shërbeu në njësinë ushtarake A290 dhe dha jetën në zonën e luftimeve në fshatin Liman, pranë qytetit Kupiansk, në rajonin e Kharkivit. Dje janë zhvilluar në qytetin e Zaporozhias ceremonitë funerale të dy djemve shqiptarë me gjak, të cilët edhe nga fotot personale duket që nuk kanë harruar origjinën e tyre. Në ceremoninë e varrimit pranë flamurit të Ukrainës është vendosur edhe flamuri kombëtar shqiptar. I përjetshëm, qoftë kujtimi i tyre”, shkruan deputeti.

Më 24 shkurt 2022, Rusia filloi një pushtim në shkallë të gjerë të Ukrainës, fqinjit të saj në jugperëndim, duke shënuar një përshkallëzim të madh të luftës ruso-ukrainase në vazhdim që filloi në vitin 2014. Deri më tani janë shënuar qindra viktima dhe mijëra të plagosur.

You may also like